Aksidenti në superstradën Lezhë-Tiranë, gruaja me urgjencë drejt Tiranës

Nov 20, 2017 | 17:48
SHPËRNDAJE

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot pasdite në aksin Fushë Krujë – Milot, pranë kryqëzimit të Patokut.

largea-1439824047-634x362

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Mesohet se një këmbësor është përplasur nga një automjet. Viktima po tentonte të kalonte në anën tjetër të rrugës. Nuk dihet ende identiteti i tij.

Lezhë- Informacion paraprak

Më datë 20.11.2017, rreth orës 16:50 është marrë njoftim se në superstraden Lezhë-Tiranë, tek mbikalimi i Patokut, ka ndodhur nje aksident.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbëritur shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se:

Automjeti me targa AA 567LO me drejtues shtetasin G.R. ,ka përplasur një këmbësore (akoma e paindentifikuar )

Shtetësja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetsore ku është nisur menjëherë për në Q.S.U. Tiranë.

Grupi hetimor në vendgjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve te aksidentit.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura