Aksidenti në Serbi, dalin detaje për tre shqiptarët e plagosur

Oct 19, 2018 | 8:00
SHPËRNDAJE

Ministria e Punëve të Jashtme ka siguruar informacione zyrtare se tre shtetasit kosovarë, të cilët ishin pjesë e aksidentit zinxhir në Serbi, kanë marrë lëndime të lehta dhe pas pranimit të ndihmës së parë në vendngjarje, kanë vazhduar rrugën për në Kosovë.

kosova

Komunikata e plotë e MPJ-së:

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse në Serbi, ka përcjellur nga afër një aksident zingjiror në komunikacion, i cili sipas raportimeve të para ndodhi nga një tym i dendur dhe për pasojë la të vdekur një person dhe disa të tjerë të plagosur.

Ministria e Punëve të Jashtme ka siguruar informacione zyrtare se tre shtetasit kosovarë, të cilët ishin pjesë e këtij aksidenti kanë marrë disa lëndime-gërvishtje, por pas pranimit të ndihmës së parë në vendngjarje kanë dale dhe kanë vazhduar rrugën për në Kosovë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura