Aksidenti në Qafë Thanë/ “‘Shoferi kishte pirë birra, mësuesit porositën nxënësit ‘Mos tregoni'”

Nov 17, 2018 | 13:22
SHPËRNDAJE

Detaje te reja pas aksidentit te ndodhur mbreme ne Qafe Thane, kur autobusi me nxenes te shkolles se Roskovecit u permbys duke i lene shumice e tyre te plagosur.

berisha

Ish-kryeministri Berisha postonsot nje mesazh te nje deshmitari qe tregon detaje nga aksidenti, duke thene se shoferi kishte pire birra, nderkohe qe akuzon mesuesit se u bene presion nxenesve qe te mos tregonin per ngjarjen.

Postimi i Berishes 

Ndihma e pare mjeksore per femijet e plagosur ne Qaf Thane tejet e vonuar, shoferi kishte hedhur dy birra, femijet i shpetoj Zoti! sb

Pershendetje doktor Berisha, dje rreth ores 16 pasdite ne aksin Qafe Thane-Prrenjas ka ndodhur nje aksident. Nje autobuz me rreth 40 nxenes te nje gjimnazi te bashkise Roskovec u perplas fillimisht me shkembin dhe me pas me anesoret e rruges, fati i mire qe autobuzi nuk perfundoi ne gremine pasi gjysma e tij ngeli jasht ne gremine dhe gjysma ne rruge. Ne ishim makina direkt pas autobusit kemi lajmruar 112 dhe vetem nje ambulance ka ardhur. Si mund te transportohen 30-40 nxenes me nje ambulance? I kemi nxjerr nga dritarja pasi dera ishte bllokur dhe jan transportuar me makina te rastit. Mesueset porositnin nxenesit mos e beni publike , shume kan thyer kembet , duart e me fraktura te ndryshme . Urgjenca e Prrenjasit nuk kishte staf. Nje nga mesueset komunikonte vazhdimisht me kryetaren e bashkise Roskovec pasi eksursioni ishte organizuar nga bashkia. Nxenesit tregonin qe shoferi kishte pire 2 birra , sipas mendimit tone shpejtsia ishte tej normave te lejuara pavarsisht se rruga kishte lageshtire. Ne momentin e aksidentit aty kaloi dhe nje eskorte me targa zyrtare dhe fenelina ndezur por as qe ndaluan per te dhene ndihmesen e tyre. Anonim te lutem.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura