Aksidenti misterioz/ Reagon Berisha: Çunat e Saimir Shullazit vjedhin edhe të vdekurit

Aug 2, 2015 | 19:58
SHPËRNDAJE

Deputeti i PD-së, Sali Berisha ka reaguar në “Facebook” për aksidentin “misterioz” të ndodhur në Gosë të Kavajës, ku humbi jetën një 32-vjeçare, familjarët e së cilës akuzojnë policinë dhe një biznesmen se i kanë vjedhur çantë me 100 mijë euro.

Statusi i Berishës
Statusi i Berishës

Berisha akuzon drejtpërdrejtë policinë për pretendimet e familjarëve të viktimës. “Policia nuk e ka njoftuar në media vdekjen e saj, por nga Spitali i Durrësit është njoftuar familja që të vinte të merrte trupin pa asnjë nga objektet dhe sendet personale.

Duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së Bujanës, dënoj me ashpërsinë më të madhe dhe me indinjatën më të thellë aktin makabër të vjedhjes së të vdekurve nga çunat e krimit dhe i bëj thirrje Prokurorisë së Shtetit ta hetojë me përparësi këtë akt të pashembullt barbar”, shkruan Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura