Aksidenti në autostradë, shefi i Antidrogës përplas për vdekje të riun

Sep 1, 2015 | 21:44
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Një 18-vjeçar ka humbur jetën në një aksident të ndodhur mbrëmjen e sotme në kilometrin 5 të autostradës Tiranë-Durrës. Eriglen Sinanaj është emri i viktimës i identifikuar nga burimet policore në vendngjarje.

foto nga vendngjarja
foto nga vendngjarja

Zyrtarisht mësohet se shoferi i automjetit që ka përplasur për vdekje këmbësorin, është Artan Shkëmbi, shefi i Antidrogës në Drejtorinë e Pergjithshme të Policisë së Shtetit.

I riu ishte duke kaluar trafikndarësen kur është përplasur nga automjeti ‘Touareg’ që drejtohej nga Shkëmbi, i cili është ndaluar nga Policia. Dyshohet se viktima i ka prerë rrugën shoferit, i cili nga ana e tij duket se po udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura