Aksidenti natën/ Përplaset për vdekje kalimtarja, plagoset edhe e fejuara e shoferit

Jun 18, 2018 | 7:37
SHPËRNDAJE

Nje kalimtare eshte perplasur per vdekje nga nje makine ne aksin Fier-Lushnje, nderkohe qe si pasoje e devijimit te mjetit ka mbetur e plagosur e fejuara e drejtuesit te mjetit. Aksidenti ka ndodhur mbreme rreth orës 22:15.

ilustruese
ilustruese

Sipas policise, gruaja qe mbeti e vdekur unk eshte identifikuar ende, nderkohe qe shoferi qe shkakoi aksidentin eshte shtetasi Euxhenio Prendi, 26 vjeç, banues në Lushnje.

Informacion paraprak

Në datën 17.06.2018, rreth orës 22:15, në aksin rrugor Fier-Lushnje, në afërsi të hotel “Adma”, shtetasi Euxhenio Prendi, 26 vjeç, banues në Lushnje, duke drejtuar mjetin tip “Volkswaken” ka aksidentuar një shtetase të seksit femër e cila ka gjetur vdekjen.

Drejtuesi i mjetit pas përplasjes me këmbësoren ka devijuar dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe e fejuara e tij e cila ishte pasagjere në mjet, shtetasja D.K, 22 vjeçe, të cilët ndodhen në Spitalin Lushnje nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura