Aksidenti me vdekje në Pogradec, pranga shoferit. Detajet e reja, e pëson edhe pasagjerja sepse…

Apr 19, 2018 | 14:00
SHPËRNDAJE

Policia e Pogradecit, ka zbardhur ngjarjen e djeshme ku në një aksident mbeti i vdekur një person.

Sipas policisë në vijim të këtij operacion është bërë i mundur arrestimi i 40-vjeçarit, si dhe shpallja në kërkim e dy personave të tjerë, të cilët kanë qenë në makinën që plagosi për vdekje të moshuarin.

Po gjithashtu gjatë kontrollit të makinës në çantën e gruaje që ishte në sediljes e pasme është gjetur një thikë, që e posedonte pa leje përkatëse.

foto ilustruese
foto ilustruese

Njoftimi i plotë

Në vijim të informacionit paraprak datë 18.04.2018, i cili bën fjalë për aksidentin me pasojë vdekjen e një shtetasi, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

E.S, 40 vjeç, banues në Pogradec.

Si edhe u shpallën në kërkim shtetasi K.M, 28 vjeç, banues në Ishull-Shëngjin, Lezhë dhe shtetasja O.Ç, 25 vjeçe, banuese në fshatin Gurras. Pasi në unazën e qytetit të Pogradecit, shtetasi K.M, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen Polo” ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin J.S, 83 vjeç, banues në Pogradec, këmbësor në rrugë.

Pasagjerë në këtë mjet kanë qenë shtetasi E.S dhe shtetasja O.Ç, 25 vjeçe, banuese në fshatin Gurras, të cilët nuk kanë kallëzuar krimin. Gjatë kontrollit të mjetit të lartpërmendur, në sediljen e pasme të tij u gjet çanta personale e kësaj shtetaseje, brenda së cilës kishte një thikë të cilën kjo e fundit e posedonte pan lejen e organeve përkatëse. Nga ana e Policisë po punohet për kapjen e tyre dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Moskallëzimi i krimit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 290, 273, 300 dhe 279 të Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura