Aksidenti me vdekje/ Deputeti Aqif Rakipi do hetohet në gjendje të lirë, ja çfarë thotë Prokuroria

Aug 13, 2017 | 14:30
SHPËRNDAJE

Deputeti Aqif Rakipi do te hetohet ne gjendje te lire dhe ka dale nga paraburgimi me urdher te prokurorise, pas aksidentit me vdekje qe ndodhi sot ne autostraden Tirane-Durres.

Rakipi që u përfshi sot në një aksident me makinën e tij tip Benz me targa AA002 CY dhe përplasi për vdekje tregtarin nga Kashari, Seit Sorra, 54 vjeç. Prokuroriaq thote se deputeti duhet te hetohet ne gjendje te lire dhe se atij i eshte prere rruga ne menyre te papritur.

Aqif-Rakipi-1

Policia e Shtetit dha këtë sqarim në lidhje me aksidentin e ndodhur me përfshirjen e deputetit Rakipi:

“Menjëherë me marrjen e njoftimit, janë marrë masa për sigurimin e vendit të ngjarjes , dhe kryerjen e veprimeve proçeduriale me drejtuesin e automjetit të përfshirë në aksident.

Pavarësisht lëvizjes nga vendi i ngjarjes dhe paraqitjes në Komisariatin e Policisë të drejtuesit të automjetit, theksojmë se janë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe proçeduriale, ekzaminimet e ndryshme kriminalistike , testi i alkoolit dhe sqarimi i rethanave të ngjarjes.

Automjeti i perfshirë në ngjarje , ndodhet në ambjentet e Komisariatit të Policisë në gjendjen e dorëzimit menjëherë pas ngjarjes, i sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Çdo veprim është kryer me korrektësi të plotë nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Policia e Shtetit thekson edhe njëherë, se është e do vazhdojë të jetë garante e zbatimit të ligjit pavarësisht nga statuset apo përfaqësimet e subjekteve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura