Policia jep detaje për aksidentin/ Zbulon emrin e viktimës, ishte vëllai i kreut të degës së PD në Librazhd

Jan 24, 2020 | 17:17
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Pishkash, në aksin Librazhd-Qaf Thanë.

aksident

Si pasojë e përplasjes së dy makinave ka ndërruar jetë një person, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Raportohet se viktima Ardian Vreto është vëllai i kreut të degës së PD në Librazhd, Bujar Vreto dhe ish-punonjës i policisë së Librazhdit.

Sipas policisë janë përplasur mjetet tip “Benz” me mjetin tip “Ford”. Si pasojë drejtuesi i mjetit “Ford”, shtetasi A.V., rreth 45 vjeç, ka ndëruar jetë në Spitalin e Librazhdit.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Librazhd / Informacion paraprak

Në aksin rrugor Librazhd- Qaf Thanë,  në fshatin Pishkash, janë përplasur mjetet tip “Benz” me mjetin tip “Ford”,. Si pasojë  drejtuesi i mjetit “Ford”, shtetasi A.V., rreth 45 vjeç, ka ndëruar jetë në Spitalin e Librazhdit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura