Aksidenti me një të vdekur në punë, arrestohet tekniku dhe menaxheri

Oct 20, 2018 | 10:19
SHPËRNDAJE

Pas ngjarjes se rende qe ndodhi ne Fabriken e Cimentos ne Elbasan, kur dje humbi jeten nje punetor dhe u plagos nje tjeter, policia ka vene ne pranga menxaherin e firmes dhe nje nga tekniket.

POLICIA-ELBASAN

Ne pranga u vune shtetasit Gëzim Jaçellari, 65 vjeç, teknik ndërtimi dhe Gëzim Spaho, 66 vjeç, menaxher në departamentin e shpërndarjes pranë Fabrikës së Çimentos.

Njoftimi i policise 

Specilalistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit:

• Gëzim Jaçellari, 65 vjeç , banues Elbasn ,(teknik ndërtimi)

• Gëzim Spaho, 66 vjeç, banues në Elbasan, (menaxher në departamentin e shpërndarjes pranë Fabrikës së Çimentos).

Si dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë dhe dy shtetas, konkretisht:

• V. J., 54 vjeç, banues në Elbasan, ( inxhinjer)

• M.S., 52 vjeç, banues në Elbasan, (përgjegjës turni).

Arrestimi dhe proçedimi ndaj këtyre shtetasve u bë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” të parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal, për arsye se këta shtetas nuk kam zbatuar rregullat e mbrojtjes në punë, për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi M.S., 56 vjeç, banues në fshatin Ulem, Elbasan si dhe është plagosur shtetasi T.M., 65 vjeç, banues në lagjen Qemal Stafa , Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura