FOTO+EMRI/ Aksidenti me kamion i shkaktoi vdekjen një gruaje, pas 6 vitesh, shqiptari që e përplasi…

Aug 11, 2020 | 15:55
SHPËRNDAJE

Ekstradohet nga Interpol Tirana drejt Kanadasë Erjon Kashari, 39 vjeç. Policia bën me dije se ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet kanadeze të drejtësisë, bazuar në urdhër-arrestin e datës 15.06.2018 të Gjykatës British Columbia, Kanada, si person nën hetim për veprën penale “Neglizhencë me pasojë vdekjen”, parashikuar nga Kodi Penal kanadez.

erjon kashari aksidenti kamion

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në vitin 2014, në Richmond, Kanada, ky shtetas, duke drejtuar një automjet tip kamion, ka përplasur shtetasen C. M., e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.

Gjykata e British Columbia, Kanada, më datë 25.06.2018 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin shqiptar Erjon Kashari.

Ky shtetas është arrestuar në vendin tonë më datë 17.07.2019, me qellim ekstradimin drejt Kanadasë.

Autoritetet gjyqësore shqiptare kanë dhënë miratimin për ekstradimin nga Republika e Shqipërisë në drejtim të Kanadasë të shtetasit Erjon Kashari, i cili iu dorëzua oficerëve të policisë kanadeze në aeroportin “Nënë Tereza” Rinas.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura