Aksidenti me dy viktima në Kamzë/ I dha gaz në vend që të frenonte, çfarë filmuan kamerat e sigurisë

Aug 9, 2018 | 15:09
SHPËRNDAJE

ETLEVA DELIA/ Aksidenti tragjik, që ndodhi mëngjesin e djeshëm pranë Urës së Institutit, është parë nga dhjetëra dëshmitarë, kalimtarë, por edhe drejtues mjetesh. Ata tregojnë tmerrin që përjetuan kur panë makinën që mori para nënën me dy fëmijë, ndërsa vajza e vogël u vdiq para syve pa mundur t’i bënin dot asgjë.

aksident-ne-kamez-4

Dëshmitarët tregojnë se shoferja, që drejtonte mjetin dhe shkaktoi aksidentin, nuk po lëvizte me shpejtësi të madhe, por pas përplasjes, ajo në vend që të frenonte i dha gaz më shumë mjetit, duke shkaktuar aksidentin e rëndë.

Sipas dëshmitarëve, edhe pas përplasjes së automjetit “Mercedez Benz”, ka vazhduar rrugën dhe ka ndaluar vetëm pasi është përplasur me mjetet e tjera. Një furgon me targë AA 412 ET dhe një tjetër me targë TR 3750 J. Shoferi i njërit prej furgonëve, i cili ishte ndaluar dje në vendin e ngjarjes, për të dhënë dëshminë e tij për Policinë, tregoi se si e kishte parë vajzën e vogël të vdekur.

kamze aksident

“Po vija nga ura e Institutit dhe pashë momentin kur makina i ra gruas me dy fëmijë. Biçikletën nuk e pashë. Në fakt, makina nuk ishte me shpejtësi. U tmerruam, me thënë të drejtën. Fëmija ishte i vdekur para makinës sonë. Ishin pamje të tmerrshme”, shprehet ai.

DESHMITE

“Në rast se nuk do e ndalonin makinat me të cilat u përplas, aksidenti do ishte edhe më i tmerrshëm. Do kishte shkaktuar një tragjedi të madhe. Me vjen shumë keq, jam e tmerruar nga ajo që pashë. Nëna ishte në trotuar bashkë me vajzat kur makina i përplasi të tria”, tregon një dëshmitar që ndodhej fare pranë vendit ku ndodhi aksidenti.

Në fakt, kështu ka rezultuar edhe nga pamjet e kamerave të sigurisë. Ndërsa vetë drejtuesja e automjetit që shkaktoi aksidentin, ende nuk ka mundur të tregojë versionin e saj për ngjarjen, pasi ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike. Dëshmitarët e tjerë treguan se kanë shkuar t’i vinin në ndihmë të plagosurve, por kanë parë se djali me biçikletë nuk kishte shenja jete, po ashtu as vajza e mitur. Ndërsa kanë nxituar të lajmërojnë Policinë dhe ambulancën për të marrë të plagosurit e tjerë.

“Nxituam t’u vinim në ndihmë, por nuk kishim se çfarë të bënim. Djali me biçikletë kishte vdekur. Shkuam edhe te vajza e vogël, por pamë që edhe ajo kishte ndërruar jetë. Të gjithë nxorëm telefonat të lajmëronim Policinë dhe ambulancën. Erdhën shumë shpejt, por nuk kishin as ata çfarë të bënim më, gjithçka kishte mbaruar”, shprehen dëshmitarët.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura