Aksidenti me 8 të plagosur, dëshmia tronditëse: Shoferi mbante në timon dhe të birin

Nov 17, 2017 | 22:30
SHPËRNDAJE

Një aksident rrugor që për pak është kthyer në tragjedi është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në aksin rrugor që lidh qytetin e Gramshit dhe fshatin Bërsik. Nga aksidenti u plagosën 8 persona mes tyre dhe 5 fëmijë.

Foto ilsutruese
Foto ilsutruese

Në automjet tip fouristradë që drejtohej nga 30- vjeçari me iniciale K.D ka dalë nga rruga dhe ka rënë duke u rrokullisur nga një lartësi prej gati 100 metrash.

Sipas dëshmisë së njërës prej udhëtarëve drejtuesi i makinës ka thyer rregullat e qarkullimit, pasi ka marrë në prehër djalin e tij 8-vjeçar, i cili në një moment i la lëvizur timonin duke përfunduar në humnerë. Personat që ndodheshin në makinë kanë mbetur të gjithë të plagosur rëndë.

Një vajzë të mitur  që ndodhet e shtuar dhe spitalin e Gramshit, ka rrëfyer se ka dalë nga dritarja, ndërsa kujton dhe faktin se shoferi kishte djalin e tij të mitur në prehër në momentin kur ndodhi aksidenti, ka thënë për Report Tv.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura