Aksidenti me 46 viktima/ Një ekip prokurorësh bullgarë shkojnë në Maqedoninë e Veriut për të hetuar! Qeveria i heq licensën kompanisë së udhëtimeve

Nov 24, 2021 | 20:13
SHPËRNDAJE

Një ekip prej gjashtë hetuesish nga Shërbimi Kombëtar për Hetime në Bullgari dhe tre prokurorë nga Prokuroria Rajonale në Pernik do të shkojnë në Maqedoninë e Veriut ku do të merren me hetimet paraprake për aksidentin e rëndë ku humbën jetën 46 persona.

autobusi-bullgari

Këtë e bëri të ditur për “24 Orë”, Siika Mileva, zëdhënëse e prokurorit publik të Bullgarisë. Sipas saj, kjo ka të bëjë me aspektin ndërkombëtar të rastit, me çka prokurorët nga Departamenti Ndërkombëtar pranë Prokurorisë Supreme të Bullgarisë jep mbështetje të plotë dhe koordinim në lidhje me dërgimin e kërkesës për ndihmë juridike.

“Në këtë drejtim, kryeprokurori nga Bullgaria, Ivan Geshev do të dërgojë në Shkup prokurorë dhe hetues nga ekipi, të cilët do ta dorëzojnë kërkesën për ndihmë juridike deri në Prokurorinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Duke pasur parasysh shpejtësinë dhe efikasitetin, ekipi personalisht do t’i marrë dokumentet e nevojshme”, tha Mileva.

Gjithashtu qeveria njoftoi se i ka hequr licensën kompanisë së udhëtimit. Në njoftimin e bërë për mediat, sqarohet se autobusi nuk ka qenë i pajisur me licensë për udhëtimet jashtë shtetit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura