Aksidenti me 3 viktima në Gjirokastër, arrestohen dy shoferët

Jul 25, 2016 | 9:00
SHPËRNDAJE

Arrestohen shoferët e dy automjeteve që u përfshinë dje në një aksident, që mori jetën e një nëne të re dhe dy fëmijëve.

Aksidenti ne Gjirokaster
Aksidenti ne Gjirokaster

Policia njofton se në pranga dy shoferët e makinave. Ata janë, Hasan Dedaj, 58 vjeç dhe Irfan Hasani, 31 vjeç.

Ky i fundit drejtonte makinën tip Nisan me targa greke, ku ndërroi jetë punonjësja e policisë.

Aksidenti i djeshëm ishe dhe fundi tragjik i pushimeve për dy familje. Oficerja e policise Albana Hasani vdiq se bashku me djalin e saj Dorjenin, ndërsa një familje nga Prishtina humbi djalin 2 vjeç, Luanin.

Ngjarja e rëndë ndodhi në kthesën e fshatit Mashkullorë, në orën 14:00, në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë.

Sipas burimeve policore, dy automjete janë përplasur fuqishëm me njëra-tjetrën aq sa ka shkaktuar vdekjen e tre personave dhe lëndimin e 9 të tjerëve. Makina tip furgon gri, me targa AA760LI, vinte nga jugu, ndërsa automjeti tjetër tip “Nissan”, me targa zvicerane ZH75095, me shtetas kosovarë në bord, po shkonte për pushime.

Në furgon ndodheshin 8 persona, të afërm mes tyre, të cilët po ktheheshin në Tiranë, pas pushimeve në Sarandë. Ndërsa në mjetin me targa zvicerane ndodheshin 4 të tjerë. Të paktën këto kanë qenë konfirmimet nga burime, nisur nga identiteti dhe dëshmitë e pakta që kanë mundur të marrin nga personat e lënduar më lehtë.

Si pasojë e kësaj përplasjeje ka humbur jetën Albana Hasani, 38 vjeçe, nga Fieri e banuese në Tiranë, efektive e Policisë së Shtetit. Ajo udhëtonte në furgonin e drejtuar nga bashkëshorti i saj, Hasan Dedja, ndërsa në krahë mbante fëmijën disa muajsh, Dorjenin. Mësohet se nëna ka gjetur vdekjen në vend, ndërsa fëmija ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Gjirokastrës.

Pak çaste më vonë ndërroi jetë dhe fëmija 2-vjeçar me origjinë nga Prishtina, Luan Hasanaj. Fillimisht të gjithë të lënduarit janë transportuar me urgjencë për në spitalin e Gjirokastrës e prej andej ata më rëndë u nisën me helikopter për në Tiranë. Pikërisht Leombra dhe Irfan Hasanaj, si dhe fëmija 10- vjeçar, Ened Gjylo, janë dërguar me helikopter, në gjendje të rëndë.

Kirurgët e spitalit të Gjirokastrës, duke parë rëndimin e të tjerëve, nisën me autoambulancë edhe të lënduarit e tjerë, konkretisht: Hasan Dedjan, Gencian Sherifin, Kejdi Gjylon, Entela Gjylon dhe Pajtesa Hasanajn. Ndërsa e vetme në spitalin e Gjirokastrës, ka ngelur Aida Hasani.

PIRO NASE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura