Aksidenti ku humbi jetën infermierja, babai i shoferit të BMW-së që u përplas me ambulancën tregon se djali i tij…

Sep 30, 2020 | 15:32
SHPËRNDAJE

ambulance-urgjenca0294

Mëngjesin e 21 shtatorit, pak ditë më parë në Sarandë, një autoambulancë u përplas me një BMW. Infermierja 58-vjeçare që ndodhej aty u plagos rëndë dhe pas 7 ditësh lufte për jetën në spitalin e Traumës, humbi jetën.

Policia ka lëshuar urdhër arresti për drejtuesin 24-vjeçar të mjetit, Kosta Kaca dhe drejtuesin e ambulancës, ndërsa akoma nuk dihet se si po shkon çështja.

Në një lidhje me skype në emisionin “Shqipëria Live “babi i tij, Sotir Kaca tha se e kishte marrë vesh në media që djali i tij është në kërkim. Ai tha se para dy ditëve kishte folur me të birin, i cili ndodhej në Tiranë pasi bënte terapi.

“Nuk është e vërtetë, është një gënjeshtër. E kam marrë vesh nga media që është në kërkim. Kemi folur pardje, para dy ditësh. Nuk më ka ardhur asnjë njoftim se djali duhet të paraqitet. Nuk ka pasur shpejtësi, as nuk ka shenja frenash. I është bërë direkt testi dhe ka rezultuar që nuk kishte konsumuar alkool. Para dy ditëve ishte në Tiranë tek terapisti. Më tha o ba do të bëhem mirë po me atë çfarë bëhet. Ai ishte i interesuar për gjendjen e të ndjerës, nuk e dinim që kishte ndërruar jetë”, tha babai i tij, Sotir Kaca.

Eksperti në studio, Gëzim Hoxha tha se një ndër problemet më të mëdha që hasin makinat e ndihmës së shpejtë është se nuk ndezin sirenat dhe dritat në orët e vona.

“Ata kujtojnë se e gjithë është e rruga e tyre, nuk tregohen të kujdesshëm. Djali duhet të shkojë në polici që të mbrojë veten”, tha Hoxha.

Hetimet akoma nuk kanë dalë në përfundime se cili është autori i kësaj ngjarje ndërsa dikush duhet të japë llogari për një jetë të humbur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura