Aksidenti i tmerrshëm te Mali i Robit, në timon nuk ishte 30-vjeçarja, por i dashuri i saj që policia…

Feb 25, 2018 | 8:29
SHPËRNDAJE

LEONIDHA MUSAJ/ UPDATE/ Detaje të reja kanë dalë në dritë për aksidentin e sotëm te Mali i Robit, me dy të vdekur dhe një fëmijë të mitur të plagosur.

Mësohet se në makinën që ka shkaktuar aksidentin, kane qene dy persona, Ilda Parroji dhe Halil Koka te cilet jane ne nje lidhje dashurie me njeri-tjetrin.

Fillimisht policia tha se ishte 30-vjeçarja qe shkaktoi aksidentin dhe u shoqerua ne komisariat, por aty eshte zbuluar se Koka ka qenë drejtuesi që përplasi 2 personat per vdekje.

Fillimish 30-vjeçarja Parroji deklaroi se ishte ajo në timon, pasi i dashuri i kishte kerkuar qe ta merrte ajo persiper ngjarjen. Koka ishte pa patente sepse i ishte hequr pak dite me pare nga policia Rrugore per shkak te shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugore.

Te dy jane ne Policine e Kavajes te shoqeruar, teksa pritet te mesohen akuzat qe do te ngrihen ndaj tyre. Edhe deshmitaret kane thene se kishin pare nje mashkull qe drejtonte mjetin.

Aksidenti i tmerrshëm te Mali i Robit, në timon një femër. Vdes nusja dhe vjehrri. I mituri rëndë (emrat)

Policia ka dhene detajet per aksidentin e tmerrshem qe ndodhi sot te Mali i Robit.

Mesohet se ne timon ka qene nje femer 30 vjece e cila ka dale nga rruga dhe ka aksidentuar per vdekje ne trotuar nje burre dhe nje grua, nuse dhe vjeherr. Viktimat jane Xhemal Fisku 69 vjeç e Edlira Fisku, 34 vjeçe.

Ndersa nje femije i mitur eshte plagosur dhe ndodhet ne spitalin e Durresit.

Kavajë

23423 aksidenti mali i robit2

Informacion paraprak.

Me datë 24.02.2018 rreth orës 07:40, tek Mali i Robit në afërsi të Kavajës, ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen.

Mjeti tip “Toyota” me drejtuese I. P., 30 vjeçe, ka aksidentuar me pasojë vdekjen 2 shtetas (vjehri dhe nusja) shtetasit Xh. F., 69 vjeç dhe E. F., 34 vjeçe.

Gjithashtu është lënduar edhe fëmija i mitur XH. F, 8 vjeç, i cili u transportua në spitalin e Durrësit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve .

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit gjatë drejtimit të mjetit.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit, ndërsa drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

4db0d6f2-a335-4c88-8f39-1fec70a7cae8 d66f1459-6c29-4be2-9d22-d6f297bdc35e

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura