Aksidenti i rëndë te “Rruga e Kombit”/ Ja kush është 35-vjeçari që ndërroi jetë (EMRI)

Feb 26, 2021 | 22:28
SHPËRNDAJE

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot-Rrëshen. Si pasojë e përplasjes së një makine tip BMW dhe një trajleri humbi jetën drejtuesi i makinës.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Mësohet se viktima është Armando Gjoka, 35 vjeç. Ai ka ndërruar jetë në vend dhe është nxjerrë nga automjeti, falë ndërhyrjes së zjarrfikëses.

Akoma nuk ka informacion për rrethanat e ngjarjes. Zjarrfikëset, ambulanca dhe policia kanë mbërritur me urgjencë në vendin e ngjarjes.

LEXO EDHE:

Aksident në Rrugën e Kombit/ Dy automjete përplasen me trajlerin, humb jetën drejtuesi i BMW-së

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura