FOTO/ Aksidenti i rëndë në Krujë ku humbi jetën një person, makina e përmbysur në greminë

Sep 17, 2019 | 16:51
SHPËRNDAJE

Një aksident i rende ndodhi kete mesdite te se martes, në rrugën e Qafështamës në Malësinë e Krujë, ku si pasoje humbi jetën një person.

70400550_240500220177846_7729158996250066944_n copy

Raportohet se një fuoristradë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë.

Burimet në vendin e ngjarjes bënë me dije se viktimë ka mbetur Qazim Basha, ndërsa janë plagosur rëndë Besim Karaj dhe Ermir Zylfa, raporton news24.

Policia e Krujës në një informacion paraprak bën me dije se: 

Më datë 17.09.2019, në fshatin Mafsheq Krujë ka dalë nga rruga mjeti me targa AA 658 BO, ku për pasojë ka humbur jetën shtetasi Q.B., 52 vjeç, dhe janë dëmtuar shtetasit E.Z., 32 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë dhe shtetasi B.K., 56 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Krujës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

70512276_2340384396225606_5856282341541937152_n 70512276_2340384396225606_5856282341541937152_n copy 70631914_471115227068645_6326221200460611584_n copy 70705177_2032278473584963_5475705182069194752_n copy

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura