Aksidenti i rëndë me dy viktima, makina përfundon në kanalin e mbushur me ujë. Shihni pamjet nga vendi i ngjarjes

Apr 6, 2021 | 20:38
SHPËRNDAJE

Dy persona humbën jetën, mbrëmjen e sotme, pasi makina me të cilën ishin duke udhëtuar ka dalë nga rruga.
Aksidenti i rëndë me dy viktima u shënua në fshatin “Gurrëz e vogël”, në Lushnjë.

Sikurse shihet edhe nga pamjet e siguruara nga “Panorama” makina ka përfunduar në një kanal të mbushur me ujë, ndërsa dëmtime të konsiderueshme mjeti ka pësuar në pjesën e përparme.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për identifikimin e viktimave dhe zbardhjen e plotë të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura