Aksidenti i rëndë ajror, rrëzohet avioni me 44 pasagjerë në bord

Mar 20, 2017 | 18:30
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në  Sudanin e Jugut. Një avion me 44 pasagjerë në bord është rrëzuar.

avioni-933x445

Nga raportimet e para u bë e ditur se nuk ka të mbijetuar nga aksidenti, por pas konfirmimeve të mëtejshme është bërë e ditur se kanë shpëtuar 14 vetë. “Personat janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën”, është shprehur Ministri i Informacionit, Bona Gaudensio.

Avioni i South Supreme Airline u rrëzua në aeroportin Ëau, rreth orës 15:00 me orën lokale.

Në vendin e ngjarjes mbërritën forca të shumta zjarrfikëse, ndërsa në fotografitë e postuara në rrjete sociale mund të shihet avioni i përfshirë thuajse tërësisht nga flakët.

Një punonjës i ndihmës së shpejtë tha për Reuters se nuk ka viktima.

Aksidenti besohet të ketë ndodhur gjatë kohës së avioni po bënte uljen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura