Aksidenti i Rakipit/ PDIU i përgjigjet sërish PD-së: Keni 7 ministra në qeveri, mos ndërhyni në punët e policisë dhe prokurorisë

Aug 14, 2017 | 14:13
SHPËRNDAJE

Partia per Drejtesi, Integrim dhe Uniteti ka reaguar serish sot duke iu pergjigjur deklaratave te PD, lidhur me aksidentin tragjik me nje te vdekur ku u perfshi deputeti i PDIU Aqif Rakipi.

Selia-e-PD-aqif-rakipi

“PDIU i bën thirrje Partisë Demokratike në mjerim të mos bëjë rolin e hienave me një rast të një aksidenti tragjik që urojmë mos t’i ndodhë kërkujt”, thuhet ne reagim.

Sipas PDIU, “ndërhyrja politike dhe në raste të tilla aksidentesh është një politikë e mjerë jashtë çdo standardi demokratik dhe mënyra më absurde për të bërë opozitë.

Kujtojmë që vazhdon marrëveshja e 18 majit dhe PD është me 7 ministra në qeveri dhe i kërkojmë Prokurorisë dhe policisë të mos ndikohen nga ndërhyrjet apo presionet politike, por të kryejnë të gjitha veprimet konform ligjit.

I kërkojmë ndjesë dhe i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit për këtë rast tragjik të padëshiruar nga askush”, mbyllet reagimi i PDIU-së.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura