Aksidenti i eskortës së Ramës, 3 të plagosur. Dy prej tyre drejt Turqisë

Nov 27, 2017 | 21:42
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Dy automjete të eskortës së kryeministrit Rama u përfshinë në një aksident në hyrje të qytetit të Korçës. Aksidenti ndodhi rreth orës 13:30 të së hënës për arsye ende të paqarta.

Të plagosur kanë mbetur tre punonjës të Gardës, të cilët pasi morën ndihmën e parë në spitalin e Korçës janë nisur për mjekim më të specializuar me helikopter drejt Tiranës, raporton TCH, qe shkruan se dy prej tyre do t’i nisin për në Turqi, pasi janë në gjendje të rëndë për jetën.

Aksidenti i eskortës në Korçë, një prej gardistëve të plagosur niset me helikopter drejt Tiranës

Një nga gardistët e aksidentuar sot në Korçë, pjesë të eskortës së kryeministrit Edi Rama, është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mësohet se ai ka fraktura të rënda në shtyllën kurrizore dhe për këtë shkak është transportuar me helikopter në drejtim të Tiranës për mjekim më të specializuar. Gardisiti që është nistur drejt Tiranës është Erion Musai.

Sipas hetimeve të deritanishme, aksidenti është shkaktuar nga një makinë Volkswagen, i cili përplasi tre makina. Policia arrestoi drejtuesin e mjetit Volkswagen, Spiro Naçin.

AKSIDENTI 

Dy makina të eskortës së kryeministrit Edi Rama dhe një tjetër taksi janë përfshirë në një aksident të rëndë në Korçë. Sipas të dhënave të para, aksidenti ka ndodhur në mesditë në hyrje të qytetit juglindor.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar tre punonjës të Gardës Klodian Llaka, Erion Musai dhe Shkëlqim Pojana, të cilët po marrin mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

WhatsApp-Image-2017-11-27-a

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura