Aksidenti i deputetit/ PDIU i përgjigjet ashpër PD, thirrje të fortë Prokurorisë

Aug 12, 2017 | 11:37
SHPËRNDAJE

Vjen reagimi i parë nga PDIU-ja pas aksidentit të mëngjesit të sotëm, ku deputeti i saj, Aqif Rakipi u dorëzua në polici, duke pranuar se kishte aksidentuar me mjetin e tij nje kalimtar ne aksin rrugor Vore-Tirane.

pdiu-c1200x600

 

PDIU, duke i shprehur ngushellimet familjes, i ben thirrje Prokurorise dhe Policise te mos ndikohen politikisht per zbardhjen e ngjarjes.

Nderkohe qe deklaraten e PD e quan mjerim, pasi sipas saj po tenton te beje politike dhe opozite me nje aksident tragjik, nderkohe qe eshte ende ne qeveri.

Deklarata e PDIU

PD, në mjerim, kërkon të bëjë politikë e opozitë me një aksident tragjik e nuk sheh që është ende në qeveri; është për të ardhur keq që përpiqet mjerisht të abuzojë me raste aksidentesh e fatkeqësish.

PDIU i kërkon Prokurorisë dhe Policisë të mos ndikohet politikisht në zbardhjen e kësaj ngjarjeje tragjike. I shprehim ngushëllime familjes së të ndjerit për këtë fatkeqësi tragjike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura