Aksidenti i autobusit me turistë në Librazhd, reagon policia: Ja si qëndron e vërteta

Aug 21, 2018 | 13:23
SHPËRNDAJE

Një autobus me turistë aksidentohet në Lunik të Librazhdit, ndërsa udhëtonte drejt Fushë Studen.

Shoferi e ka përplasur autobusin me një shkëmb në pjesën e sipërme, duke rrezikuar që mjeti të të dalë nga rruga dhe të bjerë në humnerë.

autobusi-1534841918 (1)

Fatmirësisht të gjithë turistët kanë shpëtuar pa lëndime, ndërsa autobusi ka marrë dëmtime.

Ndërkohë policia në një njoftim për ngjajren shkruan se pasojë e daljes nga rruga nuk ka pasur asnjë të lënduar, por vetëm dëme materiale, pasi autobuzi në momentin e daljes nga rruga ishte pa pasagjer, sipas deklarimeve të drejtuesit të autobuzit.

Njoftimi i policisë

Në lidhje me një lajm të publikuar në një nga rrjetet sociale për një akisdent të një autobuzi , ju informojmë se:

Më datë 20.08.2018, rreth orës 16:30 , në vendin e quajtur Shkalla e Lunikut, një autobuz me targa AA 609 TF, me drejtues shtetasin S.H, 48 vjeç, banues në Tiranë, si pasojë e humbjes së vëmendjes së drejtuesit të automjetit, autobuzi ka dalë nga rruga .

Si pasojë e daljes nga rruga nuk ka pasur asnjë të lënduar, por vetëm dëme materiale, pasi autobuzi në momentin e daljes nga rruga ishte pa pasagjer, sipas deklarimeve të drejtuesit të autobuzit.

Drejtuesi i autobuzit mbrëmjen e djeshme por as paraditen e sotme nuk ka njoftuar Policinë, pasi sipas deklarimit te tij, dalja nga rruga ishte pa pasoja dhe aksidentale.

Sot nga shërbimet e Policisë Rrugore, drejtuesi i autobuzit është ndëshkuar me masë administrative , për mos njoftim të organeve të Policisë për aksidentin, Humbjen e kontrollit të mjetit gjatë drejtimit, si dhe largim nga vendi i aksidentit me dëme materiale, pasi drejtuesi i autobuzit , paraditen e sotme e kishte nxjerrë autobuzin dhe kishte vijuar lëvizjen në drejtim të Librazhdit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura