Aksidenti i autobusit maqedonas me 46 viktima, reagon Zaev: Shumica kanë qenë nga Shkupi, por të nacionaliteteve të ndryshme. Të mbijetuarit kanë përjetuar një tmerr, kërkoj që…

Nov 23, 2021 | 10:08
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka mbërritur në Bullgari, në spitalin ku po kurohen të mbijetuarit e aksidentit me 46 viktima.

zaev

Gjatë fjalës së tij Zaev tregoi dhe nacionalitetin e viktimave, ku bëri me dije se shumica e qytetarëve janë nga Shkupi, por të nacionaliteteve të ndryshme, si dhe shtoi se një qytetar është nga Presheva. Ai i kërkoi autoriteteve bullgare të tregojnë shkaqet e kësaj ngjarjeje tragjike.

“Shumica e viktimave janë nga Maqedonia e Veriut, më saktë nga Shkupi, por të nacionaliteteve të ndryshme. Gjithashtu në autobus ka qenë një shtetas nga Presheva dhe një nënshtetas belg.

Kërkoj nga ekspertët bullgarë të tregojnë shkaqet e aksidentit. Të mbijetuarit kanë përjetuar një tmerr të vërtetë dhe kjo reflektohet. i jam mirënjohës për angazhimin në hetim. I jemi mirënjohëse për ndihmën Bullgarisë”, tha Zaev.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura