Aksidenti/ Flasin dëshmitarët: Deputeti nuk ndaloi, shtoi shpejtësinë dhe u largua. Diçka fsheh

SHPËRNDAJE

Dëshmitarë të aksidentit tragjik të orëve të para të mëngjesit, që u shkaktua nga deputeti Aqif Rakipi, kanë qenë edhe dy kush rinjtë e viktimës, të cilët punonin bashkë me të në Tregun Agroushqimor në autostradë.

Screenshot_3-8Ata kanë parë të gjithë skenën e ngjarjes, edhe pse nuk pranojnë të japin shumë detaje, pasi siç shprehen ata, po presin që të japë një version zyrtar Policia e Prokuroria, shkruan “Panorama”.

Megjithatë, ata konfirmojnë se shoferi që përplasi të afërmin e tyre, në vend që të ndalonte e t’i jepte ndihmën e parë personit që aksidentoi, e shtoi edhe më shumë shpejtësinë e u largua nga vendi i ngjarjes.

“Ne pamë gjithçka sepse aty ishim, po shkonim te tregu. Nuk e aksidentoi Saitin, por e masakroi me makinë. E megjithatë as nuk e mori mundimin të ndalonte. Madje e shtoi edhe më shumë shpejtësinë duke u larguar nga vendi i ngjarjes”, shprehen dëshmitarët.

Ndërsa një familjar i viktimës shkon edhe më tej, duke hedhur dyshime se deputeti mund të jetë larguar edhe për të fshehur diçka. “Policia thotë që nuk ishte i pirë, megjithëse jam i bindur që ka qenë i dehur. Por largimi i tij në atë mënyrë nga vendi i ngjarjes nuk lidhet vetëm me këtë.

Me siguri ai ka dashur të fshehë diçka. Nuk më bindin fare justifikimet e tij që iku për t’u dorëzuar në Polici. Këto janë justifikime”, shprehet ai.

ETLEVA DELIA

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakVIDEO/ Debuton Nejmar, gol, asist dhe një autogol qesharak në ndeshjen e PSG-së
Artikulli tjetërVIDEO/ Shqiptarët dhurojnë spektakël në Kupën e Zvicrës, Xhaka shënon një supergol

6 KOMENTET

  1. Vertet prisnit qe petrit fusha ta fuste brenda??? Keta jane bande kriminale dhe si bande keiminale so jepin llogari me vone. Ka bere ekspertimin brenda dites qe nuk ndodh kurre. Shikoni statistikat e prokurorise se tiranes. Asnje aksident ne pasoje vdekjen nuk eshte trajtuar si ky. Te gjithe ne burg te pakten me afat. Qifja jo. Qifja edhe pse largohet nuk mund te futet brenda. Kjo eshte prokuroris e tik llalles. Me mendjen e tyre titi dhe tiku kane rregullu punet e veingut me kete punen e qifes. Nder rames dhe qifes oooop nuk na ben gje vetingu i partise.legenat

  2. Shyqyr qe ekziston ndonje media si panorama qe shkruajne te vertetat, se mediat e tjera ia hedhin fajin Viktimes! Ky eshte shteti i Rames! Do "bejme shtet"!

  3. Fajtori i kesaj tragjedie eshte vete shoferi. Po qe se ai do te ishte me nje shpejtesi te arsyeshme, do te kishte arritur te frenonte, ose aksidenti nuk do te kishte perfunduar me vdekje. Sigurisht, ai nuk ka dashur te shtype njeri, por menyra e udhetimit te tij dhe qendrimi i tij pas aksidentit jane cnjerezore. Pse u largua nga vendi i ngjarjes? Ky eshte faj i rende, sidomos ne raste aksidentesh me te vdekur. Ta priste policine atje!

  4. Aqifi duhet te na thote:
    -Me cilen ishte ne maqine?
    -Kush e kishte timonin(jo ate te Edit)?
    ….Ligji eshte ligj..
    Por jo per aqifet.

  5. Ai deputeti qe vrau te ndjerin eshte 100% fajtor. Dhe largimi nga vendi I ngjarjes e ben ate du here vrases.

  6. Ndodhesha 1 km mbrapa Aqifit.Tek vodafoni me parakalon nje mercedes i zi.Megjithese isha me rreth 100 km/h ne momentin qe me parakaloi mu duk vehtja se kisha ndaluar.pas pak shikoj aksidentin.Asnje nuk e thote por viktima u nda ne dy pjese.kjo zAqif vjen vetem nga nje shpejtesi e larte.ishte te pakten me 200.kjo tregon edhe shkallen e demtimit te makines.prandaj rri urte mos ha mut dhe mos shkruaj.se na ben per budallenj.

Comments are closed.