Aksidentet, 6 këmbësorë u plagosën dje në Tiranë, mes tyre edhe një vajzë 8 vjeçe

Oct 10, 2017 | 17:41
SHPËRNDAJE

Gjashtë kalimtarë janë plagosur gjatë ditës së djeshme në 6 aksidente të ndodhura në zona të ndryshme të Tiranës.

Aksidenti i parë ka ndodhur në Rrugën e Dibrës, ku një shtetase 52-vjeçare me inicialet E.B., është përplasur nga një automjet tip “Fiat”, që drejtohej nga 44-vjeçari A.D., ndaj të cilit nisi procedim penal. E aksidentuara pasi mori mjekimin e nevojshëm në spital, u largua drejt banesës.

aksident-111

Ngjarja tjetër ndodhi në rrugën “Azem Galica”, kur një automjet tip “Volkswagen”, që drejtohej nga 22-vjeçari me inicialet S.K., përplasi shtetasin 73-vjeçar me inicialet L.N. I moshuari vijon të mbahet në spital nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë, ndërsa i riu që shkaktoi aksidentin u arrestua.

Në rrugën “Pavarësia”, u plagos një 33-vjeçar me inicialet E.P., i cili po kalonte rrugën kur u godit nga një automjet tip “Benz”, që drejtohej nga një vajzë 34-vjeçare me inicialet M.U. Ndaj drejtueses së mjetit nisi procedim penal në gjendje të lirë, ndërsa i plagosuri pas mjekimit u largua në shtëpi.

Një vajzë e mitur, 8-vjeçare u përplas nga automjeti tip “Volgswagen”, në rrugën “Hamdi Pepo”, ndërsa u shoqërua në Polici shoferi që shkaktoi aksidentin, shtetasi me iniciale A.R., 45 vjeç. E mitura ndodhet e shtruar në Spitalin e Traumës dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa në Bulevardin “Bajram Curri”, një 54-vjeçar që drejtonte në gjendje të dehur një motokarro, përplasi këmbësoren 24-vjeçare me inicialet R.M., e cila u dërgua menjëherë në spital. Policia tha se arrestoi shkaktarin e aksidentit, shtetasin me iniciale Xh.H.

Një 16-vjeçar që drejtonte motorin tip “Yingxiang” në Kamzë, ka përplasur këmbësoren 39-vjeçare me iniciale L.P., e cila është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia arrestoi adoleshentin me iniciale M.M./Panorama/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura