EMRI/ Aksident tragjik në Vlorë, humb jetën 25 vjeçari. Ngjarja ndodhi teksa i riu…

Aug 9, 2020 | 18:39
SHPËRNDAJE

Një 25 vjeçar ka gjetur vdekjen në një aksident rrugor. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme kur i riu Renato Shpata, ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte, duke u përplasur me murin anësor të rrugë.

aksident

I riu humbi jetën teksa po transportohej për në spital. Në mjet ndodheshin edhe dy persona të tjerë.

Njoftimi:

Rreth orës 16:00, në aksin rrugorë pranë fshatit Fushë Dukat, shtetasi R. Sh., 25 vjeç, banues në Korçë duke drejtuar automjetin tip Seat shoqëruar me dy pasagjerë të tjerë, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin anësor të rrugës.

Si pasojë e përplasjes drejtuesi 25 vjeçar ka marrë dëmtime të rënda dhe është transportuar në Spitalin e Vlorës, ku më pas ka ndërruar jetë.

Dy pasagjerët e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura