Aksidenti tragjik në Velipojë, i riu nuk pa kthesën, përfundoi në kanal

May 1, 2016 | 18:54
SHPËRNDAJE

Një person ka humbur jetën këtë të dielë si pasojë e një aksidenti të rëndë në Velipojë. Elsid Leva, 24 vjeç nga Shkodra është viktima e aksidentit të ndodhur në vendin e quajtur Hidrovori në plazhin e Velipojës.

Makina e aksidentuar
Makina e aksidentuar

Burimet nga policia bënë me dije se i riu ka qenë i vetëm në makinë duke shkuar në zonën e quajtur Viluni e cila njihet për bukuritë natyrore të saj, por ka gjetur vdekjen.

Sipas policisë së Shkodrës, nga hetimet paraprake mësohet se shkak i aksidentit është mungesa e një tabele sinjalizuese në fund të rrugës që të çon drejt Hidrovorit ose Vilunit.

24 vjeçari nuk ka parë kthesën që kishte rruga e ka përfunduar në kanalin e Hidrovorit duke mos arritur që të dalë më nga aty. S.N

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura