Aksident tragjik në Rrugën e Kombit/ Kamioni përplas makinën, 4 viktima dhe një fëmijë i plagosur rëndë

Jan 14, 2021 | 18:40
SHPËRNDAJE

Një aksident tragjik ndodhi sot pasdite në Rrugën e Kombit, ku për pasojë humbën jetën 4 pjesëtarë të së njëjtës familje nga Kosova. 

 

Viktimat e identifikuar janë çifti i bashkëshortëve Blerim Avdiaj, 51 vjeç, dhe Anjeza Avdiaj, 34 vjeçe. Po ashtu kanë ndërruar jetë vajza e tyre M. Avdiaj, 6 vjeçe, si dhe nipi 11-vjeçar K. Koçi.

E vetmja e mbijetuar është vajza 3-vjeçare V. Avdiaj, e cila ndodhet në gjendje të rëndë te Spitali i Traumës.

Aksidenti ka ndodhur në aksin Rrëshen-Rubik, pranë një pike karburanti. Familja udhëtonte në një mjet Citroen, i cili u përplas me një kamion, që drejtohej nga shtetasi J. I.

Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të një karburanti në Rreshën, mjeti tip “Citroen” me të cilin udhëtonte një familje kosovare është përplasur me mjetin tip kamion me drejtues shtetasin I.I.,banues në Kosovë.

Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Citroen” , bashkëshortja e tij dhe 2 fëmijët dhe është plagosur fëmija i mitur, i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura