Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy vajzat e mjekut libanez

Jun 21, 2016 | 10:00
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Firence-Piza-Livorno ditën e djeshme.

aksidentiNjë automjet me tre libanezë është përplasur me një kamion trailer. Për pasojë kanë mbetur të vdekura dy motra libaneze.

Sipas mediave Rai News, fillimisht u raportua se dy motrat ishin me origjinë shqiptare, por më pas u saktësua se ato ishin me origjinë nga Libani.

Mjeti drejtohej nga babai i tyre, për të cilin thuhet se është një mjek libanez 58-vjeçar rezident në Firence. Policia po heton ende mbi shkakun e aksidentit tragjik.

Rai news

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura