Aksident te ‘Tregu Elektrik’/ Përplaset me makinë një grua. Përfundon në spital, jashtë rrezikut për jetën

Aug 5, 2022 | 22:33
SHPËRNDAJE

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme te ‘Tregu Elektrik’ në kryeqytet, teksa një drejtues mjeti ka aksidentuar një grua, e cila ka mbetur e dëmtuar. Ajo është dërguar në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.

ambulance-policia-naten

Ndërkaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 05.08.2022, në afërsi të Tregut Elektik, mjeti me drejtues shtetasin F. S., ka aksidentuar shtetasen P. C., e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura