Aksident në Vlorë/ Makina përplas një 10-vjeçar, dërgohet me urgjencë në spital! Ja gjendja e tij shëndetësore

Dec 4, 2021 | 18:33
SHPËRNDAJE

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor “Rruga e Çipajve” në Vlorë.

aksidentambulance-spitaliielbasanit (1)
Foto ilustruese

Mësohet se një 21-vjeçar i cili po udhëtonte me automjet, ka përplasur një 10-vjeçar i cili po lëvizte në këmbë.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar i mituri me iniciale D.M. i cili u dërgua menjëherë në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Me datë 04.12.2021,rreth orës 17:10,në aksin rrugor ” Rruga e Çipajve”,  shtetasi R.M.,21 vjeç, duke drejtuar automjetin e markës tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasin e mitur  D.M.,10 vjeç.

Shtetasi u shoqërua për ndihmë mjeksore në Spitalin Rajonal Vlorë, dhe ndodhet  jashtë  rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura