Aksident në Tiranë/ Dy makina përplasen me një motor, plagosen 4 persona

Jun 29, 2020 | 18:40
SHPËRNDAJE

Pesë persona kanë mbetur të plagosur ditën e sotme në Tiranë, si pasojë e dy aksidenteve rrugore.

Policia bën me dije se katër persona mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur afër ish-doganës, ku u përfshinë dy automjete dhe një motor.

ambulanca

Për pasojë mbetën të plagosur drejtuesit e dy automjeteve si dhe drejtuesi dhe pasagjeri i motorit. Ata u dërguan menjëherë në spital, ndërsa nuk dihet gjendja shëndetësore.

Ndërkohë në Vaqarr, u plagos E.H., i cili humbi kontrollin e motorit. Ai u dërgua në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë/Informacione paraprake

Më datë 29.06.2020, rreth orës 16:15, në afersi të Ish-doganës, janë përfshirë në aksident mjetet me drejtues shtetasit N.P., J.P., si dhe mjeti motor me drejtues M.K dhe pasagjer K.A., të cilët kanë mbetur të dëmtuar, dhe u dërguan menjeherë në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 29.06.2020, rreth orës 17:50, në Vaqarr, motorri me drejtues E.H., ka humbur kontrollin, ku për pasojë është vetëdëmtuar, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura