Aksident në superstradën Lezhë- Shkodër/ Dërgohet me urgjencë drejtë Spitalit të Traumës një person

Jun 27, 2020 | 15:39
SHPËRNDAJE

Një person ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në Lezhë, si pasojë e një aksidenti rrugor.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në superstradën Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Balldre, ku një automjet ka dalë nga rruga.

ambulance
Foto ilustrim

Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar me urgjencë drejtë Spitalit të Traumës.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura