Aksident në rrugën e Vermoshit, minibusi plot me pasagjerë përmbyset në rrugë! Dy persona dërgohen në spital për ndihmë mjekësore

Aug 7, 2022 | 19:24
SHPËRNDAJE

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e Vermoshit. Një minibus ku udhëtonin rreth 20 persona, është përmbysur në rrugë.

1

Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “rruga për stare”, në afërsi të Rrapshes së Hotit.

Si pasojë e aksidentit, 2 persona kanë mbetur të lënduar të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për shkakun e këtij aksidenti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura