Aksident në qendër të Elbasanit/ Makina devijon nga rruga dhe merr përpara pemët e parkut, ja pamjet nga vendi i ngjarjes

Nov 27, 2021 | 20:51
SHPËRNDAJE

Një aksident ka ndodhur sot në mbrëmje në qendër të qytetit të Elbasanit, ku një automjet tip “Merecedes Benz ” ka devijuar nga rruga duke u përplasur me pemët e parkut, pranë Pallatit të Sportit.

Korrespondenti i Panorama.al raporton se si pasojë e aksidentit ka marrë dëmtime të lehta drejtuesi i makinës, i cili është dërguar në spital.

Fatmirësisht nuk ka pasur kalimtarë në rrugë gjatë momentit të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura