Aksident në punë/ Bie nga lartësia në pallatin në ndërtim, 60-vjeçari përfundon në spital! Ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

Mar 31, 2023 | 18:29
SHPËRNDAJE

Një 60-vjeçar ka rënë nga lartësia teksa punonte në një kompleks pallatesh në ndërtim.

ambulanca-600x338-1

Sipas policisë, shtetasi B.B. ka rënë aksidentalisht nga lartësia. Si pasojë, ai ka marrë dëmtime dhe ka përfunduar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Më datë 31.03.2023, në rrugën “Kristo Luarasi”, në një kompleks pallatesh në ndërtim e sipër, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi B. B., 60 vjeç.

Si pasojë 60-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura