Aksident në Lushnje, shoferi përplas të moshuarin dhe largohet nga vendngjarja

Jun 22, 2018 | 10:34
SHPËRNDAJE

Një aksident me një plagosur rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Pushimi i Shoferit – Fier Shegan, në Lushnje. Sipas policisë, i plagosur ka mbetur një 76-vjeçar, i cili është transportuar në spitalin e Tiranë në Tiranë. Ndërsa drejtuesi i makinës që përplasi të moshuarin, është larguar nga vendngjarja pas aksidentit, për tu vënë në pranga më pas nga policia.

foto ilustruese
foto ilustruese

Haki Lezo, 51 vjeç, banues në Kuçovë, u ndalua nga specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor.

Policia sqaron se: “Ndalimi tij u bë pasi në aksin rrugor Pushimi i Shoferit – Fier Shegan, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar Ll.G, 76 vjeç, banues në Lushnje, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë. Ll.G ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit, pas përplasjes u largua nga vendi i ngjarjes dhe u kap më pas nga shërbimet e policisë rrugore. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit” parashikuar nga Nenet 290 e 273 të Kodit Penal”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura