Aksident në Lushnjë, makina që transportonte para përplaset me një veturë

Sep 3, 2018 | 14:56
SHPËRNDAJE

Një aksident i me pasojë dëmdimin e dy makinave ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Lushnje në vendin e quajtur rreth rrotullimi i Plugut.

Si pasojë e këtij aksidenti është bllokuar për rreth 15 minuta qarkullimin e mjeteve nga jugu drejt Rrogozhinës.

aksident

Mësohet se një furgon me targa gjermane është përplasur me një mjet të transportit te vlerave monetare.

Paraprakisht mësohet se automjeti i shoqërisë se vlerave monetare ka qenë me shpejtësi dhe nuk ka respektuar rregullat e qarkullimit rrugor në rrethrrotullim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura