Aksident në Kukës/ Përplasen dy makina, plagosen 4 anëtarët e një familje

Jun 25, 2022 | 21:23
SHPËRNDAJE

Katër anëtarë të një familje kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në Kukës.

makinaaksident

Në aksident janë përfshirë dy makina tip “Golf”. Mësohet se janë plagosur një çift dhe fuy fëmijët e tyre.

Automjeti tjetër i përfshirë në aksident është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Siç shihet nga pamjet, përplasja ka qenë e fortë e për pasojë mjeti është shkatërruar në pjesën përpara.

Të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

auto_ksss1656182794 Aksident

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura