Aksident në Kuçovë/ 19-vjeçari përplas me makinë një këmbësor, 40-vjeçari përfundon në spital

Oct 23, 2021 | 22:51
SHPËRNDAJE
aksident naten
Foto ilustruese

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Terminalit në Kuçovë.

NJë 19-vjeçar i cili udhëtonte me një makinë tip “Benz” ka përplasur një 40-vjeçar me iniciale Y.U. i cili ecte në këmbë.

Ky i fundit u dërgua në spitalin e Beratit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 19:30, tek Terminali, Kuçovë, shtetasi B.S.,19 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin Y.U., 40 vjeç, banues në Kuçovë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura