Aksident në Koman, mjeti del nga rruga dhe përfundon në liqen, ndërron jetë 68-vjeçari nga Shkodra, plagohet djali i tij

Apr 24, 2015 | 22:18
SHPËRNDAJE

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në rrugën Koman -Vau Dejs, ku një mjet tip “Volksvagen” ka dalë nga rruga duke rënë në liqenin. Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit dhe me iniciale Z.A dhe ka mbetur i plagosur djali i tij. Policia thotë se djali i 68-vjeçarit ka marrë dëmtime gjatë aksidentit dhe është shoqëruar në me ambulancë në spitalin e Shkodrës.  

Foto ilustruese, aksident ne Koman

“Më datë 24.04.2015, ora 21.25 në rrugën Koman -Vau Dejs, tek miniera e Komanit, mjeti veture tip Volsvagen, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqenin e komanait, për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi Z. A., vjeç 68, banues në lagjen Kiras, Shkodër, si dhe ka marrë dëmtime djali i tij A. A. pasagjer në mjet”,-thuhet në njoftimin e policisë. Ndërsa theksohet se në vendngjarjë janë shërbimet e policisë rrugore dhe patrulla e përgjithshme, që po punojnë për nxjerrjen e viktimes dhe mjetit nga uji.

Gjithashtu policia deklaron se po kryhen hetime për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura