FOTO/ Aksident në Kavajë, përplaset për vdekje 70-vjeçari

Jul 1, 2015 | 17:40
SHPËRNDAJE

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Kavajë, ku një 70-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet.

Pamje nga vendi i ngjarjes

Mësohet se aksidenti ndodhi në momentin kur 70-vjeçari, B. Allabej ishte duke kaluar rrugën. Ai është përplasur në autostradë nga një automjet me targa të Kuçovës. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura