Aksident në Fushë-Krujë/ Makina përplas 72-vjeçarin që lëvizte në këmbë, i moshuari përfundon në spital

Nov 26, 2021 | 16:55
SHPËRNDAJE

Një aksident rrugor u regjistrua pasditen e sotme në zonën e Fushë-Krujës. Një makinë me drejtues shtetasin G.B. ka goditur një 72-vjeçar i cili lëvizte në këmbë.

aksident-ok-1100x620-1-770x434
Foto ilustruese

Sipas policisë, 72-vjeçari me iniciale M.M u transportua menjëherë në Qendrën Shëndetësore të Fushë-Krujës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia shkoi në vendngjarje për të bërë sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 26.11.2021, në Fushë Krujë, mjeti me drejtues shtetasin G. B., ka goditur shtetasin  këmbësor, M. M. 72 vjeç.,banues në Fushë Krujë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekeve në Qëndrën Shëndetësore Fushë Krujë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura