Aksident në Fushë-Krujë, 2 të plagosur. Të lënduarit nisen drejt Traumës

Nov 3, 2019 | 21:02
SHPËRNDAJE

Një tjetër aksident është shënuar pak minuta më parë në aksin rrugor Fushë-Krujë-Tiranë, ndërsa raportohet se dy persona kanë mbetur të plagosur.

Burimet nga vendngjarja i thanë “BalkanWeb” se në aksident janë përfshirë dy automjete në afërsi të Larushkut, zonë kjo e Fushë-Krujës.

Të plagosurit janë transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.ambulance-1-720x450

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura