Aksident në Fier, makina përplas 12-vjeçarin që lëvizte me biçikletë! Shoqërohet në polici shoferi i automjetit

Mar 31, 2023 | 19:22
SHPËRNDAJE

Një aksident rrugor ka ndodhur në lagjen “1 Maji” në Fier. Një automjet me drejtues shtetasin V.V., ka përplasur një 12-vjeçar i cili lëvizte me biçikletë.

foto ilustruese
foto ilustruese

Si pasojë e aksidentit, i mituri ka përfunduar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia shoqëroi në komisariat shtetasin V.V. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:10, në lagjen “1 Maji”, Fier, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin V. V., ka përplasur një shtetas të mitur 12 vjeç, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.

Shtetasi i mitur ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi V. V. u shoqërua në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura