Aksident në Elbasan, makina përplas 18-vjeçarin

Oct 15, 2018 | 14:56
SHPËRNDAJE

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Elbasan- Metarlugji, në fshatin Katundi i Ri, mjeti tip “Benz” me targa AA 368 IC, me drejtues shtetasin Q.B., 65 vjeç,banues në fshatin Rrajcë, Librazhd, është përplasur me motoçikletën tip “Lifan” , me targa AP 873,me drejtues shtetasin E.K., 18 vjeç, banues në lagjen “Beqir Dardha”, Elbasan.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Sipas njoftimit të policisë, si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës i cili u transportua në Spitalin e Elbasanit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura