Aksident në Durrës/ 64-vjeçari humb kontrollin e motorit dhe përplaset me bordurën e rrugës, përfundon në spital

Dec 4, 2021 | 19:13
SHPËRNDAJE

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në lagjen 13 në Durrës. Sipas njoftimit të policisë, një 64-vjeçar i cili udhëtonte me një motor, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën e rrugës.

motor
Foto ilustruese

Si pasojë e aksidentit, është plagosur 64-vjeçari me iniciale V.D. Ai u dërgua në spitalin e Durrësit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.12.2021., rreth orës 17:20, në lagjen Nr.13 Durrës, nje motomjet me drejtues shtetasin V. D., 64 vjeç, ka humbur kontrollin dhe është përplasur  me bordurën e rrugës, e për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura